AKTUALITET

“Anëtarë të administratës, presion mbi votuesit”, përplasje fizike mes mbështetësve të ‘BF’ dhe atyre të PS-së në Durrës

11:13 - 14.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përplasje fizike mes kampeve politike është regjistruar sot në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Behet fjalë për qendrën në shkollën ‘Neim Babameto’




Burime pranë policisë thanë se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste.

Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Po ashtu mësohet se simpatizantët e ‘BF’, nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit. Ndërkohë, policia ka zbaruar në shkollë, ndërsa ka larguar prej aty votuesit. Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.