AKTUALITET

“Është kryeministri, 10 mijë vende bosh, pastaj vjen populli”- Edmond Budina komenton deklaratën e kryebashkiakut socialist: Këta kanë ikur nga trutë e kokës

13:48 - 14.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisori Edmond Budina ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj i cili tha pak ditë më parë se i pari është kryeministri, janë 10 mijë vende bosh dhe pastaj vjen populli.




Në studion e Panorama TV, ai e cilësoi këtë një çmenduri. Budina tha se kandidatët e PS nuk janë ballafaquar me programe por çdo gjë e kanë ndërtuar me një batutë të shëmtuar.

“Të dëgjojmë disa kandidatë që thotë në vend të parë është kryeministri, ka 10 mijë vende bosh dhe pastaj është populli. Kjo është çmenduri. Këta kanë ikur nga trutë e kokës. Në këtë aspekt nuk kanë kërkuar të ballafaqohen me programe.

Çdo gjë e kanë ndërtuar me një batutë të shëmtuar dhe kriminale fare. Unë do të doja ta fitonte me të drejtë PS, dhe të bënte mirë për popullin është vlerë. Por shoh që ata e zhveshin çdo gjë në një nivel banal dhe në një gjuhë prej rrugaçësh”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.