AKTUALITET

Hakerat iranianë bllokuan pajisjet e identifikimit? Rama i përgjigjet Berishës: Situatë e krijuar nga…

11:01 - 14.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sot votën e tij në një prej qendrave të votimit në Surrel. Kreu i PS-së, Edi Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij.




Pasi shprehu të drejtën e votës, kryeministri u ndal në një prononcim për mediat, ku i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti që qytetarët të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat dhe që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar, të rikthehen që vullneti të shkojë i plotë në të gjithë territorin e shqipërisë, për kandidatët dhe këshillat bashkiakë.”, tha Rama.

Ndërkohë, pyetjes se si e komentonte deklaratën e Berishës, se në sistem kanë ndërhyrë hackerat iranianë, Rama iu përgjigj: “edhe unë duhet t’i përgjigje kësaj?”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.