BLUETOOTH

Taylor Swift/ Momenti kur ndërpreu koncertin e saj për t’i bërtitur një roje sigurie – Video

14:53 - 14.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Turneu Eras i Taylor Swift, është duke u zhvilluar aktualisht ndodhet në Filadelfia për tre koncerte.




Shfaqja e saj spektakolare, megjithatë, u la në hije nga një moment i vështirë kur ylli i popit 33-vjeçar u duk se ishte e mërzitur me një person të sigurisë në vendin e koncertit.

Swift e ndaloi vazhdimisht këngën e saj për t’i bërtitur rojes. Bazuar në atë që ajo bërtiste, dukej se shpërthimi i saj ishte shkaktuar nga mënyra se si ai trajtoi një fanse femër në audiencë. “Hej, ndalo! Nuk bëri asgjë!” tha ajo me videot e një Swift të zemëruar duke bërë xhiron e internetit.

Shikoni videon

Menjëherë pasi u publikuan klipet e Swift-it duke i bërtitur rojes së sigurisë, fansat e saj në Twitter e adhuruan këngëtaren dhe mënyrën se si ajo qëndron në mbrojtje të fansave të saj.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.