AKTUALITET

Veliaj pas votimit mesazh edhe për rivalët: Gara tani mbaroi, nesër rikthehemi si…

11:49 - 14.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja ka votuar rreth orës 11.30 në qendrën e tij të votimit.




Në një prononcim për mediat ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nuk votuan në mëngjes për shkak të problemeve me identifikimin elektronik, të rikthehen në qendrat e votimit.

“Jam në dijeni të faktit që kemi pasur disa avari, jo dramatike. Më vjen mirë që ka një vendimmarrje nga KQZ për të kaluar në identifikimin manual. Ftesa për qytetarët që janë dekurajuar, është të rikthehen në qendrat e votimit. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të votojnë. Të gjithë duhet të kthehen te qendrat e votimit. Janë fatet e qytetit për katër vitet e ardhshme. Mezi pres që ta çojmë këtë proces deri në fund me qetësi. Duhet të falënderoj të pesë kandidatët e tjerë, i uroj shëndet. Gara tani mbaroi, nesër i rikthehemi normalitetit. Ka qenë një nga fushatat më të qeta në Tiranë. Lusim të gjithë ata që janë në krye të këtij procesi ta vazhdojnë me qetësi dhe të dalim faqebardhë”, tha Veliaj.

I pyetur për mundësinë e hakerimit të pajisjeve elektronike të identifikimit, siç deklaroi edhe Berisha, Veliaj tha se “muhabetet me Iranin, duhet me pyet atë kitaristin e famshëm”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.