AKTUALITET

Yuri Kim-qytetarëve shqiptarë: Ushtroni të drejtën themelore demokratike përmes votës!

11:43 - 14.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim shpreson që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foton e kartës së saj si vëzhguese në zgjedhjet e 14 Majit në vend, Kim thekson se “është thelbësore të respektohen ligjet për zgjedhjet, ku përfshihet edhe shit-blerja e votës”.

Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, tha Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.