Kandidatja e PS Emiriana Sako është shpallur fituese pasi ka marrë 48.114 vota ose 55.54 %, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, ka marrë 38.518 ose përkthyer në përqindje 44.46 %.

Pas mbylljes së procesit të votimit, Sako falenderoi për ata që i besuan drejtimin e kësaj bashkie, kur nga mbyllja e numërimit kishin mbetur vetëm 2 kutitë e fundit.

“Falënderim për të gjithë ata që na besuan drejtimin e qytetit edhe për 4 vitet e ardhshme. Kemi shumë punë për të bërë me projekte transformuese në këtë mandat”, tha Sako.