BLUETOOTH

Pasi deklaroi se ka një vit pa e takuar vajzën e tyre, Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti i saj përballen në gjyq!

18:29 - 16.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa javë më parë, ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tyre, Viktorian, që prej një viti.




Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Aleksandri tregoi se vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar atë. Kjo nuk është hera e parë që ai poston foto me vajzën e tij, kujtime të vjetra.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”.

E lidhur me këto pretendimet aktorja u pyet nga ndjeksit e saj në ‘Instagram’, ku sqaroi menjëherë si qëndron situate dhe siguroi se nuk e ka ndaluar kurrë të bijën të takojë të atin.

“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vetë. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë betohem për kokën e saj. Dhe nuk e kam bërë kurrë”, deklaroi Rudina në videon e postuar.

Mirëpo çështja duket se nuk ka mbetur vetëm me anë të deklaratavenëpër rrjetet e tyre sociale. Burimet për “AlbEu.com” bëjnë me dje se Aleksandri dhe aktorja kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.

“Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku”- shprehen burimet.

Kujtojmë se pak kohë më parë, vetë aktorja ka treguar se gëzonte marrëdhënie të mira me ish-burrin dhe nuk dihet ende shkaku që ka sjellë prishjen e raporteve mes tyre.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.