AKTUALITET

PS humbi bashkinë por fiton këshillin/ Njihuni me rezultatin e zgjedhjeve

11:15 - 16.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Memaliaj, Albert Malaj mundi të fitonte garën për kryebashkiak përballë kandidatit të Partisë Socialiste Gjolek Guci. Tashmë në këtë bashki është drejt përfundimit dhe numërimi i votave për Këshillin Bashkiak.




Teksa janë numëruar 25 nga 27 qendrat e votimit, ajo që bie në sy është kryesimi i Partisë Socialiste me 35.45% të votive, ose 1783 vota. Të përkthyera në mandate PS ka mundur të sigurojë 7 mandate në Këshillin bashkiak.

Në vend të dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 15.1% ose 710 vota. Të përkthyera në mandate bashkë Fitojmë ka marrë 3 të tilla.

2 mandate shkojnë për Partinë Demokratike zyrtare, e cila ka siguruar 10.88% të votive ose 547 vota.

Nga 1 mandat kanë siguruar Partia Agrare Ambientaliste, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokracia Sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.