AKTUALITET

“Të hapet rruga për të rinjtë”/ Pse dështoi Roland Bejko? Zogaj: Nuk pati kohë as të bënte spotin elektoral

13:52 - 16.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një dalje për ‘Panorama Tv’, analisti dhe funksionari i Partisë Demokratike zyrtare, Preç Zogaj komentoi rezultatin e zgjedhjeve elektorale në Tiranë.




Sipas Zogaj, Roland Bejko nuk kishte mbështetje pasi në këto zgjedhje u fut për të mbijetuar. Edhe vetë PD e Alibeaj u fut për të mbijetuar.

Zogaj këkon një bashkim të Partisë Demokratike dhe qarkullimin e elitave.

Pjesë nga intervista

E përsëris dhe e bëj prapë, lipset nje opozitë e fortë e bashkuar moderne, demokratike e qendrës së djathtë që ka busullën e oksidentit.

Kjo nuk pranon shartim por e pastër si orientim. Rreth kësaj mund të krijohet një parti e fuqishme perëndimore, kjo kërkon që të gjithë aktorët politikë të reflektojnë mbi këtë fakt. Ajo nuk është më fakt teorik por real. Ja ku janë zgjedhjet duhet parë e verteta në sy, rezultati me profesionistë dhe jo militantizëm apo retorike dhe inate.

Ndalemi pak tek rezultati dhe Partia Demokratike?

Drejtuesit duhet të jenë profesionitë për të analizuar dukuritë dhe fenomenet. Si do të jetë e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë. Janë çështje madhore që duhen konsideruar kur analizohet një rezultat zgjedhor. Ka pasur shumë ngjarje për këtë situatë por kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Si e shikoni rezultatin e Bejkos në këto zgjedhje?

Është një rezultat që nuk përkon me pritshmëritë që kishim dhe për shksk të fushatës intensive dhe bindëse për ata njerëz që takoi. Kjo do analizuar në kontekstin ku konkurroi. Ishte një kandidim i shpejt i orëve të fundit. PD nuk u mbështet me ato fonde që ligji ia jep. U bënë operative të premten dhe nuk arriti të përçonte në televizion spotin e tij. Pra është edhe konteksti i zgjedhjeve. Pastaj kriza ka prekur të gjithë PD. Ka një krizë të opozitës në përgjithësi. Ajo ka bërë dëme edhe tek grupi Berisha-Meta dhe Alibeaj. Me dallimin se i pari kishte premtuar fitoren dhe prandaj kishin më shumë njerëz, ndërsa Alibeaj hyri për të mbijetuar.

E mundur dhe e vështirë është, por mund të rikthehet përmes një rithemelimi real. Sali Berisha ka qenë protagonist.

A duhet të ndryshojnë njerëzit në PD?

Unë e kam bindje që e tërë elita e vjetër politike, duhet të respektojë dhe të zbatojë një nga ligjësitë e politikës që është qarkullimi i elitave. Janë parime që e bëjnë ideale atë parti. Ajo e bën të ngrihet. Duhet një riformim i opozitës dhe PD përmes garës së drejtë dhe të barabartë. Pasi nuk ka pasur gara të barabarta. Barazia në garë është një kusht. Por duhet edhe një vetëdije për të hapur rrugën. Këta njerëz duhen lënë të lirë. Dhe jo nën tutelën e mirënjohjes. Duhet nxitur gara.

Gazeta Shqiptare 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.