AKTUALITET

A do të japë dorëheqjen për humbjen në Shkodër? Ja si përgjigjet Berisha

14:10 - 16.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencë për mediat për të folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. I pyetur për humbjen në Shkodër, nëse mban përgjegjësi dhe nëse do të japë dorëheqjen, Berisha tha se nuk tërhiqet kurrë para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror.




Ai deklaroi se Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës dhe u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Shkodrës zgjedhën e krimit.

Si e lexoni votën e qytetarëve, veçanërisht të Shkodrës, a mbani përgjegjësi, a do të jepni ju dorëheqjen?

Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll-et e kundërshtarëve tanë, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë përpara. Në qoftë se mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë unë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Shkodrës zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit nuk do ta pranojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.