AKTUALITET

Tentoi të vrasë me thikë bashkëmoshatarin, kapet pas 8 muajsh 28-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

10:33 - 16.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.




Mësohet se shtetasi Qamil Hasa në datën 2 gusht të vitit të kaluar pas një konflikti me një person ka tentuar ta vrasë me thikë.

I riu është dënuar nga gjykata me burg për ngjarje, ku dhe është kapur pas 8 muajsh.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, per vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Q. H., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Q. H. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.