LAJMI I FUNDIT

Zgjedhjet e 14 majit/ Flutura Açka: PS kishte krijuar një ushtri për të votuar atë ditë, kanë mbledhur kartat e identitetit

21:53 - 16.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, është shprehur se PS kishte krijuar një ushtri të tërë njerëzish, për të votuar në 14 maj, të cilët sipas saj, ishin udhëzuar më parë dhe u ishin marrë edhe kartat e identitetit.




Komentet Açka i bëri në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se PS ka përdorur administratën në fushatën elektorale dhe e ka “fryrë” atë me punonjës të rinj për t’i shërbyer zgjedhjeve.

 “Këta deputetë që Lajla përmendi që nuk janë dukur në fushatë… PD, përçarja e saj e thellë, kjo “JO” e fortë e Berishës na solli në këtë pikë. Pse PS është një strukturë kaq e mirëorganizuar. Vetë fakti, sot pasdite ishte falenderimi i Veliajt dhe njëri nga të pranishmit aty tha “i kemi dhënë një shuplakë”, pra e shikojnë kundërshtarin si armik.

Tallavaja është shprehje e një arrogance. Janë një ushtri e përgatitur për të votuar atë ditë, pas ii mbledhin më parë kartat. Punësimi, fryrja e administratës, është një kontigjent që marrin para në 6 muajt e fundit për të bërë fushatë. Këta nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbrojnë veten e tyre për shpërdorimin e parave. Përdorimi në mënyrë të shëmtuar i VIP-ave, i këngëtarëve, është e shkollës së vjetër.

Gjatë kohës së Covid janë akorduar 50 milionë lekë të vjetra për librin. Këta njerëz janë paguar për t’u shpërblyer atë ditë. Në fazën e tretë do të kthehen aksionistë. Pushteti vjen në pushtet për të mbajtur pushtetin. Pjesa e Berishës e ka betejën me Alibeajn kryesisht. Mua nuk më ka pëlqyer retorika ekstreme e Bejkos. Land Bejko është hero para syve të mi, në kuptimin e mirë të fjalës, pasi edhe në këto kushte kaq të vështira tregoi të qëndroi”, u shpreh Açka.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.