AKTUALITET

“Në tregun e zi shuma e blerjes së votës arriti nga 300-500 euro”- Berisha hedh akuza për intimidin e presion ndaj qytetarëve: Narkoeuro, diktuesi kryesor i rezultatit të zgjedhjeve

13:33 - 17.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka hedhur akuza e qytetarën janë intimiduar dhe ndaj tyre është ushtruar presion në zgjedhjet vendore të 14 Majit.




Berisha u shpreh se “në tregun e zi shuma e blerjes së votës arriti nga 300-500 euro”. Ndërsa theksoi se blerja e votës ndikoi edhe në rënien e euros në nivelet më të ulta historike.

“Euro arriti rekorde të ulta në Shqipëri, burime thonë se rënia e tillë vjen nga hedhja në këmbim në kohë të shkurtër të qindra milionë euro.

Kulmin shpërndarja e euros e ka arritur në Shkodër. Blerja e euros me nakoeuro është bërë në të gjithë Shqipërinë. Narkoeuro u bënë diktuesit kryesore të rezultatit të tyre”, tha Berisha.

Sali Berisha: “Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë haptazi votën janë vetëm maja e ajsbergu të shumës së shpërndarë nën dorë në tregun e zi.

Kriminelët elektoralë paguajnë qytetarët të mos ushtrojnë votën e lirë.

Dhe e dyta e paguajnë për të votuar kandidatin  PS.

Tregojnë të dhënat se në tregun e zi shuma e blerjes së votës arriti nga 300-500 euro.

Cila është kjo shumë totale që u përdor për të blerë votën e shqiptarëve, është e vështirë të gjendet dhe ndoshta nuk do të mësohet kurrë.

Euro arriti rekorde të ulta në Shqipëri, burime thonë se rënia e tillë vjen nga hedhja në këmbim në kohë të shkurtër të qindra milionë euro.

Kulmin shpërndarja e euros e ka arritur në Shkodër. Blerja e euros me nakoeuro është bërë në të gjithë Shqipërinë.

Këto zgjedhje ishin të blera dhe u përdorën qindra milion euro nga taksat e shqiptarëve.

Ndërkohë që opozita dhe jo pseudo opozita nuk ka paguar një qindarke të vetme. Narkoeuro u bënë diktuesit kryesore të rezultatit të tyre.

Ata që besojnë se kjo blerje vote mund të kapërcehet me frymë gabojnë.

Detyrimi për të mbrojtur votën e shqiptarëve më shtyn të flas para jush. Nuk mund të pranoj të shqiptarë, me Ramën s’ka zgjedhje të lira.

Në këto zgjedhje më shumë se në çdo zgjedhje tjetër në 32 vite e gjithë qeveria qendrore e vendore, administrate dhe entet e ndërmarrje publike, u shndërruan në narkoshtet elektoral.

U vërsulën si lukuni drejt votave të shqiptarëve, u shndërruan në makineri mafioze. Në 61 bashki të vendit kandidatët tanë patën 0 financime.

Ata që mendojnë se është opozita fajtore, janë personazhe të denjë për vepra të realizimit socialist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.