AKTUALITET

Nis hakmarrja pas fitores së Fredi Belerit në Himarë/ IKMT dhe policia rrethojnë hotelin e numëruesit të votave, Fjorentin Belit, mbështetës i kandidatit “Bashkë Fitojmë”

20:20 - 17.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në Dhërmi.




Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, pasi Fredi Beleri u shpall fitues përballë Jorgo Goros, është rrethuar hoteli i Fjorentin Belit, ky i fundit ka qenë numërues i votave në fshatin Kudhes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Zonë ku edhe u vendos fitorja e Belerit. Ndërkohë pas mbërritjes së punonjësve të IKMT, efektivëve ka filluar dhe hapja e vrimave për vendosjen e eksplozivit.

Fjorentin Belit njihet edhe si një mbështetës i Fredi Belerit si dhe anëtar i komisionit në KZAZ nr 88, ndërkohë që pronarët e kanë quajtur si një vendim politik për shkak të këtij angazhimi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.