BLUETOOTH

Palmë e Artë Nderi për Michael Douglas, në Festivalin e 76-të në Kanë

15:34 - 17.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Michael Douglas mori Palmën e Artë të Nderit në hapjen e Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë, dje në mbrëmje.




”Kjo do të thotë shumë për mua, sepse ka qindra festivale në mbarë botën, por ka vetëm një Kanë”, tha aktori 78-vjeçar duke e përshkruar atë si një ”nder të pabesueshëm”.

Duke vënë në dukje se ai është më i moshuar se festivali, Douglas përmendi karrierën dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë industri.

Duke prezantuar Douglas, Uma Thurman e përshkroi atë si ”unik” edhe ”si producent” edhe si ”ikonë e filmit”.

Duke prezantuar ceremoninë e hapjes, Chiara Mastroianni tha se ”qëllimi i këtij festivali ka qenë dhe mbetet evokimi i lirisë sonë… për të shprehur fuqinë dhe brishtësinë e ekzistencës sonë”.

Ajo mirëpriti në skenë jurinë, të udhëhequr nga regjisori Ruben Ostlund. Filmi ”Jeanne du Barry” hapi festivalin.

Ai i referohet historisë së Marie-Jeanne Becu (1743-1793), e dashura e mbretit Luigji XV. Johnny Depp luan rolin e mbretit dhe Maiwenn atë të Becu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.