LAJMI I FUNDIT

“Pësuam gola për fajin tonë”, zv.trajneri i Erzenit: Duhet të ulim kokën, besoj që mbijetojmë në Superiore

18:14 - 17.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erzeni ka humbur në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Pas ndeshjes foli edhe zëvendës trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi.




“Normalisht presioni i ndeshjes u ndje sepse ishte një takim me përgjegjësi të lartë. Barazuam ndeshjen me një goditje dënimi dhe përsëri pësojmë një gol nga gabimi ynë. Ne e dinim se ky kampionat do të ishte një luftë deri në fund dhe duhet të vazhdojmë përpara. Ne pësuam golin në momentin më të mirë tonin nga një mos përqendrim i joni. Sadiki ishte projektuar vetëm për 30 minuta lojë sepse vjen nga një dëmtim i gjatë. Normalisht është një humbje që nuk duhet të fshihemi, kemi dhe tre ndeshje tjera dhe duhet të ulim kokën. Besoj se do t’ia dalim për të qenë sezonin tjetër në 10 ekipet më të mira të Shqipërisë”, deklaroi ai për “Oversport”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.