LAJMI I FUNDIT

Tirana-Partizani, derbi që vlen 1 milion euro / Çfarë pritet nga sfida më e madhe e futbollit shqiptar…

08:46 - 17.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vesh fanellën e skuadrës tënde, merr frymë thellë dhe nisesh drejt stadiumit. Gjithnjë me një mendim në kokë: të fitojmë derbin. Kjo është ndjesia e çdo tifozi të Tiranës dhe të Partizanit sot dhe përgjithmonë kur ata ndeshen mes tyre. Por ky nuk është një derbi “i zakonshëm”, edhe pse e tillë kjo ndeshje nuk është kurrë…




Ky është një derbi që vlen titullin. Prej dekadash nuk kishte ndodhur që në këtë fazë të kampionatit kjo ndeshje të ishte vendimtare për titullin kampion. Ndaj dëshira për ta fituar atë tanimë është ëndërr, është fiksim, është shpresa e madhe për hapin e madh drejt objektivit kryesor.

Prandaj sot është një ditë speciale, një ndeshje speciale. Dhe jo vetëm për lojtarët që zbresin në fushë, apo për tifozët në tribuna. Është një ndeshje “jetike” edhe për klubet.

Një ndeshje që mund tëvendosë titullin dhe rrjedhimisht se kush shkon në Champions. Aty ama llogaritë bëhenme 1 milion euro. Po, sepsetitulli kampion dhe pjesëmarrja në Champions sjellin minimalisht 1 milion euro në arkat e kampionëve të ardhshëmtë Shqipërisë.

Prandaj ky derbi nuk është vetëm njëndeshje futbolli, një ndeshjetitulli, është një derbi që vlen1 milion euro dhe që ndikondirekt edhe në politikat e klubit për vitin e ardhshëm.

321123

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.