Kronikë

U la në burg për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO nuk pranon ankimimin Ramazan Rrajës

11:15 - 17.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk ka pranuar ankimimin e Ramazan Rrajës, i cili u la në burg si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.




Në një njoftim GJKKO informon se ka vendosour “Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari Ramazan Rraja dhe mbrojtësi i tij av. Elton Hyseni ndaj disponimeve nr. 89 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37 akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Ramazan Rraja u arrestua më 19 prill 2023 pasi ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut, ngjarja e ndodhur 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit.

I riu u lokalizua dhe u kap ne Urën e Gjolës. Gjatë momentit të arrestimit iu gjet edhe një armë.

Në atentatin e nëntorit 2019 mbeti i vrarë shoferi i Andi Maloku, dhe u plagos rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 17.05.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 16 akti, datë 12.05.2023 regjistrimi, me objekt “kundër vendimit nr. 37 Akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës të Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim R.Rr., ndaj vendimeve nr. 80 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R.Rr. dhe mbrojtësi i tij av. Elton Hyseni ndaj disponimeve nr. 89 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37 akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.