AKTUALITET

“Është fyese të mendosh që të rinjtë largohen vetëm prej pagës”- Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve në Panorama TV: Popullata po plaket

19:39 - 24.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, është shprehur se popullata në Shqipëri po plaket dhe bashkë me të sipas saj, po ndodh edhe një plakje e profesionistëve.




Komentet Toma i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se është fyese të mendosh që të rinjtë po largohen nga vendi vetëm për shkak të pagave të ulëta.

Ajo tha se është në tërësi realiteti shqiptar që i bën të rinjtë të largohen nga vendi, pasi sipas saj, ëndrrat që ata kanë thurur për të ardhmen nuk përputhen me realitetin.

“Ne flasim për plakje të popullatës. Këta që ikin, nga të dhënat që ne disponojmë janë farmacistë të rinj, poshtë të 30-tave. Nga ana tjetër vjen një moment që ti e stopon jetën profesionale. Atëherë kush do të jetë i zëvendësueshmi? Ne në mënyrë të drejtpërdrejtë ne po shkojmë drejt një plakje të profesionistëve.

Është fyese të mendosh që një profesionist të largohet vetëm prej pagës. Largohesh nga e tëra çfarë të jep realiteti shqiptar. Nuk mendoj që një të punësuari atje ku shkon i mbetet shumë në dorë pasi ka paguar taksat, por i merr mbrapsht në shërbim. Është realiteti shqiptar që të rinjtë i bën të ikin. Të tërë që largohen janë të rinj.

Mënyra e rekrutimit është qasja si ja sjell ti një profesion. Të gjithë kur futen në shkollë kanë një botë plotë me ëndrra. Të jesh profesionist i shëndetësisë, ti magjepsesh nga ajo çfarë mëson dhe beson që do të kontribuosh në jetën e njerëzve. Te prekja e realitetit ajo është pika ku ti ngurtësohesh. Ti shikon që realiteti që shikon dhe prek është larg nga ëndrrat që ti ke thurur. Të investohesh në një profesion nuk është ëndër me sy hapur”, u shpreh Toma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.