LAJMI I FUNDIT

Dorëzohet portieri i Tiranës: Titulli është i pamundur, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë

19:53 - 25.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Portieri i Tiranes Visar Bekaj ka dal i dorëzuar pas barazimit me Bylisin, ku ka pranuar se shanset e bardhebluve për të fituar titullin janë të pamundura.




“Titulli kampion është gjë e pamundur tani me ndeshjen e fundit, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë. Është turp i madh, na është hedhur poshtë djersa. Ne jemi krenar shumë për veten tonë, nuk dorëzohemi asnjëherë. Nuk e panë në VAR, asgjë fare. Orges Shehi na ka komplimentuar të gjithëve, kemi bërë një sezon fantastik, kemi fituar shumë ndeshje. Tani kemi edhe Kupën. Erdhi presidenti Halili dhe na tha se ishte shumë krenar për të gjithë ne. Nuk mund të flas dot më shumë se kaq”, u shpreh Visar Bekaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.