

Arsyeja pse Shakira nuk i përgjigjet flirtit të Tom Cruise duket se është një mashkull tjetër. Ylli kolumbian nuk është lidhur me askënd deri më tani që nga periudha e ndarjes së saj nga Gerard Pique . Megjithatë mediat e huaja shkruajnë se ajo ka filluar një raport të fshehtë.
Shakira u pa të dielën në FTX Arena për të parë ndeshjen Miami Heat kundër Boston Celtics. Natyrisht që prania e saj atje nuk është për shkak të dashurisë për basketbollin, por njohjes me Jimmy Butler.
Ata ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë e çuditshme për Shakirën, e cila ndjek vetëm 159 persona në llogarinë e saj. Nga ana tjetër, sigurisht që lidhja e tyre nuk është ende e qartë, pasi basketbollisti është në lidhje me modelen Caitlin Novak që prej vitit 2019. Ndërkohë që Shakira është në kërkim të partnerit të saj të radhës, sakaq kujtojmë se ish-i i saj, Gerard Pique duket se po jeton dashurinë e fundit. me Clara Kia, madje, ai së fundmi ka postuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të re me partneren e tij, në të cilën ai është pa këmishë dhe çifti pozon në krahët e njëri-tjetrit duke buzëqeshur para kamerës.