BLUETOOTH

Grabitet shtëpia e Kluivert, hajdutët i rrahin bashkëshorten dhe marrin sende me vlerë

17:03 - 25.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona me të maskuar sulmuan dhunshëm vilën e futbollistit Justin Kluivert në një zonë urbane (Bétera) të mërkurën mbrëma dhe rrahën partneren e lojtarit holandez, sipas Plaza Deportiva. Kluivert ishte në Mallorca, duke u përqendruar me Valencian, në përgatitje për ndeshjen që skuadra nga “Mestalla” do të luajë sonte kundër Mallorcës.




Grabitësit kërcënuan dhe rrahën partneren e lojtarit për ta frikësuar dhe kanë marrë ora, bizhuteri dhe veshje me vlerë rreth 160.000 euro. Grabitja me dhunë ishte shumë e shpejtë. Hajdutët prisnin që çifti Kluivert të kthehej në shtëpi pasi shëtisnin qenin e tyre dhe më pas vazhduan me grabitjen, duke u futur fshehurazi në pronë.

Alarmi rrethues i shtëpisë nuk ishte i lidhur, gjë që lehtësoi grabitjen. Tre personat me kapuç, të cilët viktima i cilësoi si burra që i drejtoheshin me theks anglez, hynë në shtëpi nga kopshti. Pasi hynë brenda, ata kërcënuan të dashurën e lojtarit, e cila u godit, për t’u treguar se ku i mbante gjërat me vlerë. Në vetëm dy minuta morën atë që i interesonte dhe u larguan nga shtëpia.

Tanimë policia bën me dije se hetimet vijojnë, ndërsa bashkëshortja e holandezit kaloi një presion të lartë psikologjik, duke rrezikuar jetën nga grabitja në vilë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.