LAJMI I FUNDIT

Kalendari i Superiores/ Titulli, Europa dhe mbijetesa përcaktohen në fund, ja kur luhet java e 36

20:08 - 25.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Java e 35 e “Abissnet Superiore”, ka ngatërruar jo pak situatat për sa i përket verdikteve të sezonit dhe vetëm në javën e fundit, do të përcaktohet ekipi kampion, skuadra e katërt që shkon në Europë si edhe një skuadër që bie e tjetra që përfundon në “Play Off”.




 

Java e 36 e Superiores që është njëkohësisht edhe java e fundit për këtë sezon, do të luhet ditën e hënë, në datën 29 maj. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 16:00 dhe pritet që të ketë takime mjaft interesante.

Partizani i vendit të parë do të presë në shtëpi Teutën, ndërkohë që Tirana udhëton në Durrës për t’u përballur me Erzenin. Bylisi shpreson ende në mbijetesë dhe përballë do të ketë Vllazninë që sheh nga Europa. Kukësi do të udhëtojë në drejtim të Rrogozhinës, aty ku e pret Egnatia që ka blinduar vendin e tretë në klasifikim. Laçi që sheh nga Europa, pret në shtëpi skuadrën e Kastriotit që ka rënë zyrtarisht nga Kategoria.

JAVA 36 – 29 Maj 2023

16:00 Partizani – Teuta
16:00 Erzeni – Tirana
16:00 Egnatia – Kukësi
16:00 Bylis – Vllaznia
16:00 Laçi – Kastrioti

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.