AKTUALITET

“Kur u bë ai i parë në qytetin tonë”- Tre të vrarë për një fjalë goje në Kavajë, dinamika e ngjarjeve të përgjakshme që u morën jetën dy vëllezërve Gosa dhe Altin Rexhës

18:04 - 25.05.23 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Në mars të këtij viti Altin Rexha nga qyteti i Kukësit po qëndronte në një tavolinë, një lokal në qendër të Kavajës. Pak metra më tutje në një tavolinë tjetër ishte ulur Armand Gosa.




Të dy ata porositën kafe në të njëjtën kohë. Gazetari Aldo Kozarja mëson për Panorama TV, se kamerieri ia solli kafen të parit Altin Rexhës.

Kjo bëri që Gosa të ngrihet dhe të ofendojë kamerierin duke i thënë se duhet t’i shërbente atij të parit. “Ai është nga Kukësi e unë nga Kavaja kur u bë ai i pari këtu në qytetin tonë”.

Mes Rexhës dhe Gosës nisën debatet dhe pak sekonda më pas situata u përshkallëzua. Rexha qëlloi me armë në drejtim të tij, ndërsa Gosa e goditi me thikë duke i marrë jetën. Edhe ky i fundit humbi jetën për shkak të plagëve nga arma e zjarrit që u shkrep ndaj tij.

Pse fisi Rexha vendosi të hakmerret

Nga informacionet që grupi hetimor ka mbledhur pas ngjarjes nga familja Rexha, rezulton se pjesëtarë të saj kishin pohuar se pas vrasjes së Altinit nuk do ta falnin kurrë plagosjen e djalit të mitur, i cili u godit me thikë nga Armand Gosa.

Kjo mendohet të ketë qenë arsyeja kryesore që Habib Rexha, vëllai i Altinit dhe xhaxhai i të miturit që u plagos, vendosi të hakmerrej duke qëlluar në 21 maj me një plumb në ballë, Arjan Gosën teksa po pinte kafe me të atin në ambientin e jashtëm të një lokal në Kavajë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.