AKTUALITET

Sherefedin Shehu “përplaset” me Plator Nesturin në studion e Panorama TV: Pas na lini ju që i shkoni mbrapa Ramës

21:47 - 25.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zëvendës ministri i Financave, Sherefedin Shehu, është “përplasur” në studion e emisionit “Log” në Panorama TV me analistin Plator Nesturi.




Debati ka qenë rreth rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, ku Shehu tha se nuk duhet drejtuar gishti nga opozita, por nga Rama.

Ai shtoi se problemi në këtë vend nuk është opozita, por ata që votojnë Ramën, duke e mbajtur në pushtet.

Nga ana tjetër, Nesturi tha se opozita nuk ka ndërtuar një alternativë të besueshme për qytetarët.

Pjesë e bisedës në studio:

Shehu: Opozita ka meritë se ka dyfishuar rrogat. Rama po të vijonte me nga 5 % rritje rroge në vit, do të arrinte standartet. Rama bën se na gjen mua dhe ty këtu. Dil ti kundra Ramës dhe shiko pastaj se çfarë bën. Nuk është Rama lojtar i mirë, por jemi ne të dobët. Mos na bëj Filozofi këtu.

Nesturi: Po pra jeni të dobët.

Shehu: Bashkohu dhe ti ta drejtojmë gishtin nga Rama.

Nesturi: Kush je ti të më ftosh mua të bashkohem.

Shehu: Jam intelektual i këtij vendi.

Nesturi: Rama i përcakton këtyre axhendën e tyre, sepse janë të pazotë që të ndërtuar diçka sesi t’i drejtohen shqiptarëve.

Shehu: Ta gëzosh Ramën. Më vjen keq kur e dëgjoj nga intelektual nga ju, këto lustra për Ramën.

Nesturi: Ju jeni shumë mbrapa.

Shehu: Ne jemi shumë përpara, po na lini pas ju, që i shkoni mbrapa Ramës. Faj ke ti që s’na voton.

Nesturi: Po ç’tju votosh juve.

Shehu: Jemi më të mirë se ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.