AKTUALITET

Tentuan të dhunojnë gjyqtarët pas ndeshjes me Bylisin, Policia e Shtetit shoqëron disa tifozë të Tiranës

19:25 - 25.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa tifozë janë shoqëruar nga policia pasi janë futur në fushë pas ndeshjes Bylisi-Tirana dhe kanë tentuar të dhunojnë arbitrin Kridens Meta.




Policia bën me dije se ndaj tyre po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale ndërkohë që grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rrogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.