LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ “Europa është histori për Egnatian”, Shtubina: Vllaznia gaboi në merkato, ja kush e fiton titullin dhe bie nga kategoria

21:54 - 25.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-drejtori sportiv i Egnatias, Ndriçim Shtubina ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Në një lidhje me Skyqe, ai u shpreh se arritja e Egnatias në Europë është histori për qytetin. Ndër të tjera, Shtubina deklaroi se Tirana e meriton titullin kampion dhe se Vllaznia do të shkojë në Europë.




“Egnatia ka bërë një ecuri fantastike dhe pozitive, Europa është histori për qytetin pasi është hera e parë që shkojnë, edhe pse sjam më drejtor ndjehem pjesë e ekipit. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi, marrëdhënia e presidentit me drejtorët dhe futbollistët. Është një klub shumë korrekt. Eksperienca ndikon pak, por futbolli luhet në fushë, Egnatia do të jetë shumë e fortë edhe ne vitet në vazhdim. Nuk kam përgjegjësi për merkaton e janarit, drejtuesit e kanë të gjithë meritën.

M’u kërkua që të ndihmoj klubin me një detyrë tjetër. Kampionati është shumë i fortë edhe i bukur, ka konkurrencë. Çdo skuadër e meriton çfarë ka arritur. Tirana e meriton titullin, por Partizani nuk është skuadër e keqe por ka gabuar dhe lëvizjet në skuadër kanë ndikuar. Vllaznia ka gabuar shumë gjatë vitit dhe Egnatia ka pasur disa oshilacione. Vllaznia ka pasur pritshmëri më të mëdha por problemet i dini vetë në brendësi, ekipi nuk i ka sjellë tifozëve atë që duan. Unë besoj që Vllaznia shkon në Europë. Kanë gabuar në merkato skanë dhënë atë që duhet. Bylisi do të bjerë për mendimin tim”, përfundoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.