BLUETOOTH

Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë? Këngëtarja habit fansat me fotot e saj të fundit: Gjërat e mira…

09:59 - 26.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dafina Zeqiri i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj në Instagram ku ka publiuar disa foto ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nuserie.




“Gjërat më të mira ndodhin papritur”-shkruan artistja krahas fotove, përshkrim i cili i ka bërë fansat të dyshojnë se ndoshta artistja do kurorëzojë dashurinë e saj në martesë.

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Ndërsa disa të tjerë mendojnë së kjo mund të jetë ndonjë skenë që artistja do të shfaqë në klipin e saj të ri.

Kujtojmë që Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare vetëm disa javë më parë. Thashethemet se marrëdhënia mes çifit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Kujtojmë se prej disa javësh tashmë, në rrjet u përfol se Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Thashethemet se marrëdhënia mes çiftit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Por edhe pse dyshja shfaqen shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo për shkak të koncerteve që kanë, burimet kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes për shkak se marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte më. E së fundmi duket se është zbuluar edhe aryseja që ka shkaktuar këtë krizë mes çiftit.

“Prive” zbuloi asokohe se arsyeja e krizës në çift ka qenë dëshira për ta çuar lidhjen në një tjetër stad.

Gjithashtu burimet tregojnë se Dafina ka shprehur prej disa kohësh dëshirën e saj për tu bërë nënë por mesa duket Dj Geek nuk ka qenë ende gati për ta ndërmarrë një hap të tillë.

Për muaj me radhë dyshja u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre. Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.