Kryesore

Paraplegjikët protestë para bashkisë së Durrësit për pagesat e prapambetura: S’na japin paratë që na takojnë me ligj

10:41 - 26.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarët e shoqatës së paraplegjikëve janë ngritur në protestë para Bashkisë Durrës duke kërkuar pagesat e prapambetura.




Ata deklarojnë se nuk kanë marrë listë pagesat e invaliditetit për periudhën 2005-2010, dhënia e të cilave u mohohet prej vitesh.

Kryetari i shoqatës së paraplegjikëve, Sokol Murataj u shpreh se: “Bashkia Durres ende nuk na ka kthyer përgjigje Pse nuk na i jep paratë qe u takojnë me ligj invalidëve. E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listë pagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin.”

“Që në 2014 i kemi dorëzuar letrat, por na thonë jo sot, jo mot. Unë kam bërë kërkesë në bashki, nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje dhe as nuk na kanë pritur”, tha një prej tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.