EKONOMI

Rritja e pagave për qeveritarët, ekspertja: Diferencë e madhe përballë specialistëve! Do të nxisë pakënaqësi dhe ulje të fuqisë punëtore e emigracionin

17:25 - 26.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertja e statistikave, Ines Nurja në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar rritjen për paga e administratës ku tha se kjo e fundit është ‘fryrë’ dhe se në një vend si i yni nuk ka nevojë për një numër kaq të lartë të punonjësve.




 

Nurja tha se rritja e pagave do të sjellë barë për biznesin privat, si dhe shtresa e mesme dhe personat që paguhen me rrogën prej 400 mijë lekë janë të diferencuar përballë ligjvënësve dhe raporti është 1 me 10.

Pjesë nga biseda:

Administrata e fryrë, a nuk duhet që kjo politikë të shoqërohej me një reformë?

Në administratë kemi një fryrje, numri i punonjësve është i lartë. Shqipëria ka nevojë për profesione që punojnë në tregun e punës, më tepër në privat. Edhe në administratë duhet të fillonte rritja me specialistët, punën nuk e bën drejtori. Stafi është kryesori, dhe punët ecin mirë. Rritja e pagave për drejtuesit është vendim i momentit.

Ku do të çojë ky nivel i ri pagash?

Është hendek i madh, mund të kemi një rritje të çmimeve. Kjo barë do bjerë mbi biznesin privat dhe shtresën e mesme. Pra këto do sjellin inflacionin, thellim dhe krijim të një varfërie më të madhe dhe kjo do nxisë njerëz që ikin.

Pagat e ministrave dhe deputetëve, mbi clogjikë u bë?

Nuk e di nëse është bërë një studim, duhet një raport i caktuar. 40% e personave që kanë rrogën 400 mijë lekë është raporti 1 me 10-të. Njerëzit do ikin. Nuk kemi fuqi punëtore dhe shifrat janë drastike.

E shikoni të qëllimtë mos zbatimin e censusit?

Duhet të ishte bërë, ka që në 2011. Po zvarritet, nuk ka ekspert që të punojnë realisht dhe arsyeja për mos të raportuar sa jemi. Ai do bëhet një ditë, pa atë nuk bëhet asnjë politikë. Është parashikuar shtatori, nëse nuk do bëhet atëherë nuk ka.

A e vendos në vështirësi rritja e pagave për administratën?

Qeveria ka ndërhyrë te bizneset, rriti pagën minimale. Biznesi përballet me vështirësi, dhe njerëzit shtyhen të punojnë në administratë. Duhet ti jepet frymë biznesit dhe njerëzit të nxiten të punojnë më shumë. Një administratë e fryrë tregon që nuk bëhet punë, duhet të ulet korrupsioni dhe në momentin që ti e pengon biznesin atëherë nuk rriten pagat.

Vendet e rajonit patën politika gjatë pandemisë, ulën taksat. Duhet parë sa janë rritur ushqimet, dhe inflacioni. Duhet të ndërmerren politika për shteren në nevojë, do kemi varfër më tepër. Nuk ka pasur mbështetje, nuk mund të jetojë me një bonus, duhet bërë indeksimi total.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.