BLUETOOTH

Do të bëhet baba për herë të parë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon gjininë e bebit

10:32 - 26.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-konkurrenti i  “Për’puthen”, Beart Rexhepi zbuloi disa javë më parë se do të bëhet baba për herë të parë.




Partnerja e tij është në një pritje të ëmbël dhe lajmin e bëri të ditur vetë ai, ku publikoi në Instagramin e tij foton të ekos së bebusht duke mos zbuluar më shumë detaje.

Krahas fotos ku shfaqet me partneren e tij, ai shkroi: “Një ndjesi që nuk mund të përshkruhet dot me fjalë apo shkrim. MashAllah”.

bearti2

Bearti e zyrtarizoi lidhjen disa muaj më parë, kun ë rrjetet e tij sociale, djali nga Peja bëri publike propozimin romantik të partneres, duke u shprehur: “Ajo tha po”.

bearti1

Ndonëse më i dashuruar se kurrë, djali nga Kosova ka preferuar mos t’ia tregojë imazhin partneres së re, duke preferuar ta lërë atë një personazh enigmatik.

Kujtojmë se për nga mënyra si u zhvillua, lidhja e Beart Rexhepit dhe Tea Trifonit rreth dy vite më parë në “Për’puthen” bëri një bujë të madhe në rrjet.

Me anë të një fotoje në borë, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zgjodhi të konfirmonte lidhjen e saj me Beartin pak ditë pasi kishte dalë çift me Andi Shehin nga emisioni i dashurisë.

Si një program që ndiqej nga shumë persona kjo ngjarje u konsiderua si një “tradhti” ndaj publikut, duke iu lënë të besohej diçka që nuk ekzistonte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.