Kronikë

Zbardhet dosja, si ish-punonjësja e BSH mashtroi vëllezërit Ferracaku: Kur nuk ia ktheva paratë më kërcënuan

13:03 - 26.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur dosja hetimore e Milena Deraj, ish-punonjësja e Bankës Shqiptare, e cila përmes mashtrimit mori një shumë prej 570 mijë euro.




Në dosje thuhet se Milena Deraj ka denoncuar në Policinë e Tiranës se është kërcënuar nga vëllezërit, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku, të cilëve i kishte marrë një shumë prej 340.000 eurosh për t’i ndihmuar për procesin gjyqësor për masakrën e Velipojës në vitin 2021.

Por ish-punonjësja e BSH, pasi ka marrë shumën e parave e ka investuar një pjesë prej tyre në një shtëpi në fshatin Salari në Tepelenë, duke mos ia kthyer më këto para dy vëllezërve Ferracaku.

Gjithashtu në dosje thuhet se ajo ka mashtruar edhe Elira Shytin, e cila ka kallëzuar në polici se Milena Deraji ka marrë 225.000 euro me premtimin se do ti investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa.

Por në fakt, nga totali 30-vjeçari i ka kthyer një shumë prej 5000 eurosh, e më pas pjesën tjetër të parave nuk ja ka kthyer më, por as duke përmbushur qëllimin për të cilin kishit marrë paratë.

Dosja hetimore

Nga veprimet hetimore na rezulton se kjo shtetase ka mashtruar më shumë se njëherë shtetas të ndryshëm, në shuma të mëdha parash. Ditën e sotme është paraqitur shtetasja Milena Deraj pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ku kallëzuar se është kërcënuar nga shtetasit, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku, të cilëve i kishte marrë një shumë prej 340.000 (treqind e dyzet mijë) eurosh, për ti ndihmuar në një çëshjte gjyqësore në Prokurorinë e Shkodrës, por pasi ka marrë këtë shumë parash e ka investuar një pjesë prej tyre në një shtëpi në fshatin Salari në Tepelenë, duke mos jua kthyer më këto para.

Në vijim të veprimeve hetimore i është marrë deklarim shtetases Elira Shyti, person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por dhe e pranishme gjatë zhvillimit të ngjarjeve e cila ka kallëzuar se shtetasja Milena Deraj e ka mashtruar atë në shumën prej 225.000 (dyqind e njëzet e pesë mijë) eurove me premtimin se do ti investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa, por në fakt në total Milena i ka dhënë një shumë prej 5000 (pesë mijë) eurosh, e më pas pjesën tjetër të parave nuk ja ka kthyer më, por as duke përmbushur qëllimin për të cilin kishit marrë paratë.

Me iniciativën e Policisë, për shkak të gjendjes së ngutshme dhe pamundesise per te pritur urdherin e prokurorit per shkak te rrezikut te ikjes, sepse kjo shtetase nese lihet e lire mund te vej ne rrezik marrjen e provave dhe vertetesine e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.