BOTA

Erdogan ironizon kundërshtarin pas fitores: Bye bye Kemal!

20:19 - 28.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka manifestuar fitoren në zgjedhjet presidenciale me mbështetësit e tij në Stamboll.




Sipas mediave të huaja, gjatë fjalës së tij, Erdogan faleneroi mbështetësit dhe tha se do të ishte bashkë me ta deri në vdekje.

“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr.E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.

Ky ishte mandati i tretë presidencial për Turqinë, pasi më herët ka mbajtur postin e kryeministrit të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.