KULTURË

I madhi Nertesi Asllani

16:00 - 28.05.23 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin Autokton të autores dhe gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura dhe vepra folkloristike e Nertesi Asllanit.




Ç’më qëndron një zog mbi supe!
I lodhur nga rrugët e gjata të shtegtimit, përmbi male, oqeane, dete, fusha pa anë, ky zog i bukur që vjen nga larg e gjeti të udhës të shplodhet sadopak mbi supet e mi, i qetë, i patrembur.
Nga malet e trendelinës vijnë cicërima të ëmbla Labërie.
Nga hapësirat e largëta shtegtare dëgjohet një iso e bukur përmbi valë…
Lajm a letër? Ç’haber a mirësi bie?
Një ninullë djepi a një dert të lashtë? Më ftove të cicërojmë bashkë, apo mua më duhesh në ison time? Së bashku rruga e këngës, e shtegtimit, e poezisë, e mbijetesës bëhet edhe më e bukur edhe më e lehtë…
Vetem pak kilometra nga qyteti i Vlorës ndodhet Bolena, fshat i Kurveleshit të Poshtëm ose pllaja juglindore e krahinës së Mesaplikut, e shtrirë rrëzë malit të Çipin-i.
Ndonëse një fshat i vogël buzë lumit Shushica, por Bolena ka një histori dhe njerëz për tu kujtuar. Në Bolenë janë rritur dhe kanë dhënë kontribut djem dhe vajza të cilët kanë rënë në beteja dhe janë sot dëshmor të atdheut. Por brenda në historinë e Bolenës nuk mungojnë as legjendat mbi heronjtë dhe bëmat heroike si Leskodukajt apo dhe emra të përveçëm të tjerë.

Si mund të harrohet ai që këngës labe i dha frymë, duke ndjekur gjurmët e të mëdhenjve Nase Beni, Neço Muka, Maliq Lila, Dule Havari, Lefter Çipa, Feti Brahimi, e shumë të tjerë. Madhështia e këngës labe e kësaj kambane qiellore qëndron pikërisht se ajo, pasi i lëshon tingujt nga goditja e lotëve të engjëjve në qiell, i kalon në shpirtin tonë, i nxjerr nga goja jonë dhe i kthen përsëri në qiell për të qëndruar pezull aty lart, shumë lart, pasi është kënga e përlotur e bukurisë dhe krenarisë hyjnore të Labërisë dhe të kombit shqiptar.

Nertesi Asllani ky bir i Bolenës, lindi në prill të vitit 1959 në një familje me taban patëriotik dhe vlera të jashtëzakonshme të traditës labe. Babai i tij një burr me tipare serioze të një labi të veshur me petkun e patëriotizmit dhe frymën e traditës labe, e kishte frymuar identitetin dhe karakterin e Nertesi Asllanit si një njeri që edhe pas vdekjes do të mbetej gjallë. Babai i tij, Tare Asllani, ka qënë i shquar si këngëtar dhe instrumentist popullor në krahinën e Kurveleshit. Vetë Nertesiu është nga fëmijët këngëtarë të kësaj familjeje, që u shqua që në moshë të vogël…

I rritur nga duart e nënës së tij që përjetoi dhimbjen e madhe që një nënë nuk duhet të përjetojë atë të humbjes së të birit sa mbushi 60 vjeç. Nëna e Nertesi Asllanit u largua nga kjo bote vetem tre muaj më pare porn ë kujtimet e të gjithëve la dashurinë për vendin, dhimbjen për mungesën e të birit por edhe krenarinë për Nerten siç e thërrite ajo dhe gjithë shoqëria, pasi vepra dhe puna e të birit është një gur i forte themeli për këngën labe dhe veprën poetike të tij, që ka brenda vendëlindjen dhe gjithçka tjetër mban natyra e gjallë.

Prirjet e tij e kanë zanafillën qysh herët, në vitet e adoleshencës së tij, në shkollën 7 vjeçare Bolenë dhe atë të mesme në Fier.
Nertesiu në vazhdimësi ka qenë në stendat e fjalës poetike po në atë shkollë. Nertesiu reflektoi në gjallërimin e këngës së fshatit të tij, duke i dhënë dinamizëm e frymëmarrje më të gjerë motiveve, melodis dhe alternimit me instrumentet popullor. Në krijimtarinë e tij poetike ndihet ndikimi i Ali Dines, Tartar Zekës, Xhemil Veli Dukës, Xhebro Gjikës, Selim Hasanit, Myftar Shaipit, Qazim Ademit, nga të cilët mori motivet, por edhe mënyrën e të kënduarit. Ndërsa nga poetët e tjerë të shquar të kësaj treve, që erdhën më vonë dhe u bënë bashkëkohës me Nertesiun, si Kujtim Mici, Lefter Çipa, Muamet Tartari, Feti Brahimi etj. Nertesiu u strukturua dhe u ndikua, duke i dhënë poezisë së tij flladitjen e shpirtit lirik. Duke reflektuar në pasurimin e këngës së vet, ka përthithur elemente të veçanta edhe nga kënga polifonike e Dukatit, Pilurit dhe Kurveleshit të sipërm. Është e natyrshme se nxjerrja në skenë e disa prej vlerave të rralla të këngës së Bolenës, është bërë me një përkushtim të rrallë prej poetit, por edhe me një gjurmim të kulturuar në planin krahasues, për ta ngritur këngën në nivele të reja. Vetë shtëpia e Nertesiut ka qenë një sofër e shtruar e këngës labe…
Nertesiu u martua sic e donte tradita dhe zakoni dhe krijoi keshtu një familje të shëndetëshme, lidhi martesë me Adelinën një vajzë labe nga Kallarati, që rrithte nga njê familje me baza fisnikërie. Të dy së bashku sollën në jetë dy fëmijë një djal dhe një vajzë, të cilët patën fatin të rriteshin nga fryma e mrekullueshme që Nertesiu kishte mbjellë tek ata. Sot vajza dhe djali ruajnë kujtimet më të bukura.

Në gati njëzet vjet të punës së tij, ai mblodhi rreth tetëqindë njësi folklorike e etnografike, një bazë e mirë kjo për të gjetur e shfrytëzuar elementët e kulturës shpirtërore të fshatit Bolenë. Shumë element të këngës tradicionale ai i gjeti tek mjeshtrit e këngëve e të valleve karakteristike si: Idriz Azemi, Shaqir bega, Maze Hysi, Malo Razipi, Hekuran Hosi, Miço Trako, Haris Mato, Begë Halimi, Sejko Zeneli, Haki Myrto e shumë të tjerë.Rreth këtij poeti popullor për shumë vite u mblodhën dhe i dhanë jetë këngës tradicionale të Bolenës, këngëtarë e valltarë virtuozë si Rrapo Tartari, Razip Sadikaj, Daver Zeneli, Lavdosh Begaj, Fais Bushi, Petro Goxhi, Patriot Mataj, Vangjel Asllani, Pajtim Zeneli, Qenere Islami, Votime Dollaj, Zana Veshi, Mirvete Begaj, Vitori Hosi, Fatbardha Hosi, Sado Zeneli etj. Ky brez këngëtarësh në vitet 80 -të – 90- të, e ridimensionuan këngën e Bolenës duke i dhënë vlera të reja kombëtare. Nga ky grup polifonik janë ekzekutuar rreth treqind këngë e valle. Nga fondi i tyre janë regjistruar në arkivin e kulturës popullore rreth 130 materiale të reja e burimore. Janë regjistruar mbi 120 këngë, valle, melodi baritore e instrumentale. Në shtratin e këtyre baladave, ninullave, legjendave,valleve humoristike, këngëve të dasmës apo patriotike e elegjiake, pulson një botë e tërë që jep vizione të gjëra estetike e artistike të jetës së banorëve të kësaj treve…

Nën drejtimin e Nertesi Asllanit, grupi folklori i fshatit Bolenë është laureat i tre festivaleve folklorike e kombëtare në Gjirokastër e Berat.
Në fondin e arte të folklorit shqiptar kanë zënë vend të nderuar këngët “Plaku me plakën ç’u zunë” “Valle e kënduar grash, Gjirokastër në vitin 1983,) “Rritu se të pret martina!” Ninullë djepi, kënduar nga Fatbardha Hosi në Gjirokastër, në vitin 1988.
Këngët “Bluaj millona.” dhe “Kartë e zezë për në Bolenë” Baladë, Berat në vitin 1995
Në shtratin e tyre polifonik dhe interpretimin plastik, të gjitha këto gjetje përbëjnë vlera studimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.