BOTA

“Mezi pres të punojmë bashkë”/ Vjosa Osmani uron Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

21:03 - 28.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj turk, Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi.




Përmes një reagimi në Twitter, Osmani shprehet se mezi pret të punojnë bashkë për të mirën e të dy vendeve.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Erdogan për fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëheqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani.

Sipas rezultateve të publikuara nga mediat në Turqi, Erdogan arriti fitoren ndaj kundërshtarit të opozitës, me rreth 51.4 % të votave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.