BOTA

“Nuk kam mbrojtur dot të drejtat tuaja”, Kilicdaroglu flet pas humbjes: Do vazhdoj luftën për të mbrojtur Turqinë!

22:12 - 28.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu ka mbajtur një fjalim para mediave pas humbjes në zgjedhjet presidenciale përballë presidentit aktual Erdogan,




“Nuk kam mundur të mbroj të drejtat tuaja. Nuk fitova ndaj një strukture të padrejtë. Nuk mund të qëndroja i qetë dhe të shikoja miliona njerëz që bëhen qytetarë të dorës së dytë”, u shpreh ai.

“Nuk mund t’i lija të qëndronin mbi të drejtat tuaja. Që fëmijët tuaj të shkonin në shtrat të uritur. Që fermerët të mos mund të prodhonin. Unë nuk mund t’i lejoja këto gjëra”, vijoi Kilicdaroglu.

Ai shtoi më tej se do të “vazhdojë të luftojë” për të mbrojtur të drejtat e Turqisë, ndërsa falenderoi elektoratin e tij, duke i cilësuar si “heronjtë e vërtetë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.