

Një 34-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë një 64-vjeçar për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mbrëmjen e djeshme në lagjen 24 maji në Vlorë.
Nga veprimet hetimore të deritanishme se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, 64 vjeçarit, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Shfaq Komentet (0)