AKTUALITET

Prishi qetësinë në një lokal në Durrës dhe kundërshtoi me forcë efektivin e policisë, arrestohet 38-vjeçari

13:43 - 28.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prishi qetësinë në një lokal në zonë bregdetare, si dhe kundërshtoi me forcë, punonjësin e Policisë që kryente veprimet për rastin, vihet në pranga 38-vjeçari.




Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurë, kanë konstatuar se shtetasi E. M. po prishte qetësinë publike, në një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për shoqërimin e shtetasit E. M., i cili gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr.13, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.