AKTUALITET

Rudina Hajdari shpreh ambicie për tu bërë kryetare e PD-së: Nuk do ishte e ndershme ta mohoja diçka të tillë

17:31 - 28.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka shprehur ambicien për të drejtuar Partinë Demokratike.




E ftuar në Euronews Albania, Hajdari tha se nuk do ishte e ndershme po ta mohonte se e ka një interes të tillë.

Gjithashtu ajo theksoi se PD në dy vitet e fundit ka vuajtur nga njerëz me ambicie personale.

“Unë e kam shprehur në disa raste të veçanta që ambicia ime ka qenë që partia demokratike të ketë një forcë qeverisëse.

Këto dy vitet e fundit kemi vuajtur nga njerëzit që kanë ambicie të forta dhe ndoshta sot na duhen njerëz që kanë më pak ambicie dhe më shumë zell e dëshirë për të rregulluar partinë dhe për të punuar për interesin e përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe jo ambicies personale të një individi.

Te pjesa e ambicies them se pa dyshim çdo aktor që futet në politik pa dyshim që ka ambicie, këtë nuk duhet ta mohojmë se nuk do ishte e ndershme”,-tha Rudina Hajdari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.