AKTUALITET

Tensionet në Veri dhe reagimet e ndërkombëtarëve, gazetari për Panorama TV: Kosova po zbaton sovranitetin e saj sipas Kushtetutës! Pala serbe të ndalë kërcënimet

13:55 - 28.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Venhar Isufi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, pas betimit të 4 kryetarëve të komunave ku tha se këta të fundit janë zgjedhur nga qytetarët dhe duhet ta kryejnë detyrën e tyre siç i takon.




Isufi tha se tashmë flamuri i Kosovës është vendosur në 4 komunat në veri dhe se në krye janë vendosur kryetarët e rini.

Sakaq lidhur me reagimet e ndërkombëtarëve, gazetari tha se Kosova duhet të ushtrojë sovranitetin e saj në Veri sipas Kushtetutës dhe ‘kritikat’ duhet të jenë ndaj deklaratave kërcënuese nga pala serbe.

Pjesë nga biseda:

Pas tensioneve në këto komuna, a kanë dalë në media për të dhënë një mesazh për qytetarët?

Në media kanë dalë përmes telefonave, jo kamerave. Në këto komuna ka struktura dhe grupe që dirigjohen nga Serbia, që kur bëhet fjalë për Kushtetutën e Kosovës dalin dhe bëjnë provokime të tilla për të ngjallur tensione. Kryetarët e rinj duhet të jepnin deklaratë por shkaku i sigurisë, nuk e kanë mundësuar një gjë të tillë. Në zgjedhjet e 23 prillit qytetarët nuk dolën të votonin masivisht, pasi ishin të kërcënuar nga lista serbe.

Si argumentohet fakti se serbët nuk votuan dhe kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur?

Qeveria e Kosovës i mundësoi që të votojnë në masat e sigurisë, por qytetarët nuk e bënë. Kjo bëri që qytetarët të bien në grackën e grupeve, por kryetarët kanë thënë që do vazhdojnë detyrën. Në katër komunat është vendosur flamuri i Kosovës dhe në krye janë zgjedhur kryetarë shqiptarë.

Protesta dy ditë më parë, ka pasur kërcënime?

Nuk e di nëse ka pasur kërcënime, por në dy komuna e kemi vënë re një numër jo të madh protestuesish, pra ka pasur një numër më të ulët dhe kanë shkuar aty për të ngritur tensione. Nxitën tensione dhe bëri që të kemi reagime nga SHBA, NATO dhe BE por duhet ta kuptojnë se Kosova është duke punuar vetëm në ligjet e saj, dhe të shtirjë sovranitetin në veri. Kosova duhet të ushtrojë sovranitetin sipas kushtetutën, dhe të kthejnë vëmendjen e tyre ndërkombëtarët drejt Serbisë dhe t’i ndalin ata lidhur me kërcënimet që kanë bërë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.