AKTUALITET

“Bandat bashkuan forcat dhe ndikuan në zgjedhjet e 14 majit”/ Berisha: Po hartojmë një raport për blerjen e votave nga qeveria

13:03 - 29.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes me kandidatët që garuan në 14 maj për kryebashkiak, ka deklaruar se po hartojn një raport me faktet e mbledhura për blerjen e votave nga qeveria.




Sipas tij, ky raport do i paraqitet komunitetit ndërkombëtar.


Berisha tha se faktet janë mbledhur nga qytetarët pasi opozita nuk mund të përgjojë dhe filmojë rastet e tilla të pretenduara për blerje vote.

“Java para 14 Majit ishte java e bandave në të gjitha qytetet e vendit. Ato ndanin para dhe kërcënonin njerëz. Bashkërenduan të gjitha forcat për të zbatuar urdhrin e qeverisë. Cila ishte blerja nën dorë e votës . Asnjëri nuk denoncon dot se ai që merr paratë kryen vepër penale. Opozita nuk ka mjete përgjimi. Është institucion që zbaton ligjet.

Ajo ka mbledhur ato që sjellin qytetarët. Ata kanë ndajnë me hajdutin të njëjtin moral. Ju bëtë gjithçka në mënyrën më të moralshme në proces zgjedhor dhe ashtu do vazhdojë. Por të pretendosh se ku u blenë zgjedhjet tregon që je skllav i mjerë i mafies. Nuk sheh 680 mijë zarfa, nuk sheh vendimet e qeverisë për rritje rrogash si kurrë më parë. Opozita as nuk filmon as nuk përgjon. Nuk ka program survejimi të qytetarëve. Në ligjet e vendit janë të përcaktuara qartë organet dhe institucionet që u lejohet një praktikë e tillë.

Kjo nuk parashikohet për partitë politike por duhet të falenderoj qindra aktivistë, ju për qindra dokumentacione që kanë dërguar, fotografi, video të rastit, raporte në të cilat dokumentohet qartë shëmtia e farsës elektorale të 14 Majit. Të mbledhim faktet për një raport të plotë që do i paraqitet komunitetit ndërkombëtar. Një amendament është dërguar për mosregjistrimin”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.