AKTUALITET

Berisha paraljamëron protesta: Do lëvizim pas denoncimit për blerjen e votave

13:24 - 29.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se situata pas zgjedhjeve vendore është “dëshpëruese”, por theksoi se demokratët “s’duhet të dorëzohen”.




Ai paralajmëroi protesta, teksa u shpreh se “do të ngrihemi në një lëvizje të fuqishme, kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Rama dhe qeveria e tij”.

Berisha: “PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë.

Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetëm, por besojmë të vërtetat. Demokratët dhe opozitarët, duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur, për votën e lirë. Rama tregoi fytyrën e tij.

Situata është dëshpëruese, të mos dorëzohemi dhe të ngrihemi. Në çdo rrethanë ka vetëm një rrugëdalje të ngrihen për të mbrojtur kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka përjetuar asnjë komb tjetër.

Ne do të qëndrojmë, kam bindjen e thellë që do e bëjmë. Demokratët në kushte të vështira, kur ishin shumë herë më pak se kaq kanë ditur të mbrojnë opozitarizimin, vlerat të krijojnë shpresat e të vazhdojnë betejën. Mendoj se në këto etapa duhet të jetë, të lëvizë pasi të përfundojë procesi i denoncimit dhe mbrojtjes së votës, do bëjmë analizën dhe do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Rama dhe qeveria e tij.

Kam besim se idealistët do t’i japin kthesë vendimtare vendit.”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O gjyshi ne teorine politike katundaret pa toke edhe lipe ,qytetaret pa shpi e dyqan ne qytet,nuk kane pune me te dhathtet,qe kane te shejte pronen private!?!

    Përgjigju ↓