AKTUALITET

Rezulta për prishjen e “Prestige” dhe gjobat ndaj News24/ Berisha: PE kërkon hetim për sulmet ndaj mediave nga qeveria

12:40 - 29.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në mbledhjen ne kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në lidhje me deklaratën e Parlamentit Europian i cili dënon sulmin e qeverisë ndaj “Prestige Resort”.




Berisha tha se parlamenti Europian ka shprehur shqetësim në lidhje me regresin në lirinë e medias dhe kërkohen hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të lidhura me mediat e pavarura nga qeveria si në rastin e News 24.

“Javën e shkuar komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Teksti u ndryshua nga amendamentet e euro deputetëve dhe u mbështetën nga kolegët e të gjithë spektrit politik.

Për zgjedhjet e 14 Majit raporti thekson se duhet të garantohet liria e zgjedhjeve demokratike. Ky pasazh i referohet ndalimit të PD për të hyrë në zgjedhje. Raporti shpreh keqardhjen për shkeljen e rregullores së kuvendit për rolin e opozitës në refuzimin për ngritjen e komisioneve hetimore. Rasti i fundit është për rolin e kryeministrit Rama për skandalin McGonigal. Parlamenti europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 Në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike. Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së shprehjes dhe medias, refuzimin qe qeverisë për të dhënë informacion, përpjekjen e saj për diskreditimin e gazetarëve. Gjithashtu kërkohet hetim për shembjen e paligjshme për asetet e lidhura me mediat e pavarura nga qeveria apo kritike ndaj saj si rasti i Prestige Resoort dhe News 24. Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër pastrimit t parave”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.