Kryesore

“U njohëm në lokal, por i mora numrin gabim”- Sot prindër të dy fëmijëve, si nisi historia e dashurisë mes shqiptarit dhe vajzës nga Kina: Ja si e pritën familjet

14:54 - 29.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Endri Dine dhe vajza nga Kina, Amanda janë njohur në Pekin 11 vite më parë në një lokal. Nga një numër i dhënë gabim nisi një histori e bukur dashurie ndërsa sot çifti janë prindër të një vajze e një djali.




Në një intervistë për “Panorama e Mëngjesit”, Endri Dine tregoi se i mori numrin gabim Amandës dhe kaloi pothuajse një ditë duke dërguar mesazhe në numra të ndryshëm derisa e gjeti dashurinë e tij.

Çifti treguan se janë mirëpritur nga familjet e njëri-tjetrit, ndërsa kanë bërë dy dasma një në Kinë dhe një në Shqipëri.

“Jemi njohur në Pekin në 2012, në një lokal. I mora numrin e telefonit gabim. Mora një numër shtesë pastaj vazhdova, hiq një numër dhe shto një numër derisa e gjeta kush ishte.

Kjo zgjati gjithë të nesërmen. I coja mesazhe, A je Amanda “Jo”, derisa e gjeta që më ktheu përgjigje “Po”. Më vinte inat pse kisha marrë një numër më shumë.

Gjërat rrodhën normalisht, dolëm disa herë për kafe pastaj drekë-darke. Kemi bërë 2 dasma, një në Kinë dhe pas një muaji erdhëm në Shqipëri, bëmë dasmë edhe këtu”, tha Endri.

endri dine3

“Vjehrrit më pritën shumë mirë, ishin shumë të këndshëm. Më pëlqen që fëmijët e mi kanë dy nënshtetësi. Ata do të kenë dy eksperienca të ndryshme, mund të qëndrojnë në Kinë ose në Shqipëri. Është shumë e mirë për ta, do kenë më shumë mundësi”, tha Amanda.

endri dine2

“Edhe mua më kanë pritur shumë mirë, këtu të huajt i vlerësojnë shumë. Jam ndjerë i vlerësuar. Ne u njohëm, kaluam disa kohë bashkë dhe pastaj nisëm bashkëjetesën. Kur takova prindërit e saj, e kisha ndarë mendjen 100% që do isha me të. Në atë kohë nuk kisha filluar ende të merresha me biznes. Më vonë mbas disa vitesh hapëm një dyqan online që shisnim për Shqipërinë. Të dy jemi në profesion. Unë merrem me pjesën jashtë Kinës, ndërsa nusja me kontaktet me fabrikat në vend.

U kthyem në 2019 në Shqipëri dhe vitin e kaluar jemi rikthyer në Kinë. Jeta këtu është shumë më ndryshe. Ne ishim në Tiranë dhe vetëm 1 park ishte. Ndërsa këtu ka shumë parqe. Nëse s’do kisha njerëzit e mi atje, s’do me merrte malli për Shqipërinë”, përfundoi Endri Dine.

endri Amanda2endri dine


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.