LAJMI I FUNDIT

Zyrtare/ Maurisio Poçetino emërohet trajneri i ri i Çelsit

14:40 - 29.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maurisio Poçetino është zyrtarisht trajneri i ri i Çelsit dhe vetë klubin londinez e ka zyrtarizuar ditën e sotme. Pas përfundimit të kampionatit, Frank Lampard që mbante postin e trajnerit është larguar, duke i lënë vendin Poçetinos që rikthehet sërish në Angli.




Trajneri argjentinas ka firmosur me Çelsin një kontratë 2 vjeçare me opsionin rinovimin edhe për një tjetër sezon, ndërkohë që ditët në vijim do të nisë nga puna me skuadrën e tij. Në fakt, emërimi i Poçetinos nuk është një surprizë duke qenë se pak ditë më parë është njoftuar për arritjen e marrëveshjes mes palëve, teksa tani ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Poçetino ka piketuar futbollistët e parë që do në skuadër e një nga to është Lukaku që shton konkurrencën e Brojës, por ndërkohë ka kërkuar që të ketë edhe shërbimet e sulmuesit tonë që është ende në fazë riaftësimi.

“Stafi sportiv ka kryer një punë të mirë dhe të menduar mirë për të cilët jemi krenarë dhe ne jemi të kënaqur që Maurisio Poçetino është me ne. Maurisio është një trajner i klasit botëror me një histori të jashtëzakonshme”, u shpreh presidenti Tod Boehli.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.