KULTURË

Lapsi i Hitlerit del në ankand për 92,000 euro, ishte një dhuratë nga Eva Braun

16:23 - 30.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lapsi i cili është gjetur në tavolinën e Adolf Hitlerit pritet të dalë në ankand. Eva Braun ia dha atë Fuhrer-it për ditëlindjen e tij të 52-të. Tani ai laps mekanik i veshur me argjend që i përkiste Adolf Hitlerit do të dalë në ankand: shitja mund të arrijë midis 50 mijë dhe 80 mijë paund (rreth 60-90 mijë euro). Sipas shtëpisë së ankandeve Bloomfield Auctions e cila po ndjek operacionin, kjo do të ishte shifra që mund të arrihet në Belfast më 6 qershor.




Lapsi, i blerë fillimisht nga një koleksionist në një ankand në vitin 2002, është 8.5 cm i gjatë dhe ka inicialet ‘AH’ të gdhendura në krye, ndërsa në anë është mbishkrimi ‘zum 20 prill 1941 her zlichst eva’ (më 20 prill, 1941 sinqerisht Eva). Gjithashtu në shitje është një fotografi origjinale e Hitlerit e nënshkruar nga diktatori.

Tregtia e objekteve të lidhura me nazistët krijon polemika, siç ishte ankandi i fundit i bizhuterive që i përkisnin miliarderes austriake Heidi Horten, burri gjerman i së cilës e bëri pasurinë e tij nën drejtimin e nazistëve.

Karl Bennett, drejtor i shtëpisë së ankandeve Bloomfield Auctions e cila do të merret me shitjen e lapsit të Hitlerit në Belfast më 6 qershor, shprehu mirëkuptimin për çështje të tilla.

Megjithatë, shtoi ai, “për mua, si një koleksionist i nivelit të lartë të sendeve ushtarake, ato ruajnë një pjesë të së kaluarës sonë dhe ato duhet të trajtohen si objekte historike, pavarësisht nëse historia që ata i referohen ishte një nga më të errëtat dhe më e diskutueshme”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.