EKONOMI

Rritja e pagave të politikanëve, Endri Shabani: Do shoqërohet me më shumë taksa dhe inflacion, deputeti do të marrë një pension në ditë

22:34 - 30.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është shprehur se me vendimin për rritjen e pagave të politikanëve, një deputet do të marrë një pension në ditë.




 

Komentet Shabani i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” në News 24, ku ka folur lidhur me rritjen e pagave të politikanëve.

Ai shtoi se rritja e pagave të politikanëve do të shoqërohet me inflacion dhe rritje të taksave.

Sipas Shabanit, miratimi i rritjes së pagave të politikanëve do duhet të ketë rritje të ekonomisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Shabani: Një deputet sot do marrë një pension në ditë. Nuk është vetëm kjo pabarazia që rritet sepse do rriten taksat për të rritur nivelin e pagave në administratë. Ose duhet të rritet ekonomia, që nuk po e shohim, ose do printohen më shumë para që do sjellë rritje inflacioni, ose do rriten taksat. Mund të ndodhin edhe të dyja së bashku. Kemi një sistem taksimi të padrejtë, takson më shumë shtresën e mesme që varfërohet më shumë dita ditës.

Thelbi është konflikti i interesit që kanë deputetët. Janë të vetmit që rrisin pagat e vetes. Mund t’i rrisnin për mandatin e ardhshëm për të eliminuar konfliktin e interesit. Në çdo profesion kur kërkohet rritje rroge duhet treguar çfarë është bërë për ta merituar. Një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë shkuar një herë për të folur, as në komisione nuk kanë ikur. Vetëm kanë votuar koncesione që kanë sjellë dëme.

Për vete i kanë rritur rrogat që në prill 2023. Në prill nuk ka pasur fare seanca. Pra kaq mjafton për të kuptuar shkëputjen e tyre nga votuesit e tyre. Një mjek apo mësues bën shërbime publike, ndërkohë çfarë kanë bërë këta për të merituar rritje rroge kaq të madhe.

Çoçoli: E gjykoj anomali të shtrirë në kohë. Kjo është një lëvizje e shtrirë në kohë dhe përfundon në korrik të 2024-ës. Rritja e pagës për administratën. E gjykoj anomali që rroga e tyre u rrit që në prill, duke përmendur edhe konfliktin e interesit. Parlamentet perëndimore e kanë rritur rrogën e tyre, por jo për veten, por për legjislaturën e ardhshme pas tyre. Pavarësisht se ka dy arsye, që nuk ishte rritur nga viti 2013. Brenda ke mungesë të ndjeshmërisë ndaj popullit dhe të rrisësh rrogën e vetes pa pritur korrikun e 2024 është po ashtu mungesë korrektese. Po ashtu duke rritur rrogën që në fillim krijon një mospërputhje.

Nga ana tjetër duhet të dimë dy gjëra. Kur ndryshon piramida dhe shtohen paratë e atyre në mes do shtohen edhe paratë e atyre lart. E konsideroj të papërshtatshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.