Kosova

Trazirat në Veri të Kosovës/ Gazetari për Panorama TV: Pala kosovare ka kërkuar normalizimin e situatës, por serbët nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre

11:05 - 30.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për Panorama Tv nga Zveçani, ka raportuar për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës ku tha se drejtuesit e lartë kanë kërkuar normalizim dhe uljen e tensioneve.




Gazetari tha se nga situata e monitoruar në terren, pala serbe është e vendosur për mos t’u tërhequr nga kërkesat e saj, po ashtu dhe qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatim të Kushtetues në këto 4 komuna pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj.

Gazetari theksoi se pala serbe refuzon vendosjen e flamurit të Kosovës në këto katër komuna dhe nuk lejojnë që ai të valëvitet, pas zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë dhe që këta të fundit të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Drejtuesit e lartë të Kosovës kanë kërkuar që situata të normalizohet dhe tensionet të ulen, por ajo që shoh në terren është se pala serbe është e vendosur në kërkesat e saj. Por dhe qeveria e Kosovës kërkon që të zbatohet kushtetuta, pasi për rreth 1 viti nuk kanë funksionuar aktiviteti në komuna. Kosova ka deklaruar se Kushtetuta do të zbatohet në të gjithë territorin e këtyre 4 komunave. Pas zgjedhjeve, pala serbe ka kundërshtuar që flamuri i Kosovës të valëvitet në këto komuna. Sulmi ndaj forcave të KFOR është dënuar nga NATO”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.