KULTURË

“Fshati i vrarë”, sa herë, që një popull i harron krimet e pushtuesit, ato i përsëriten!

09:00 - 31.05.23 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Abas Fejzullahi – E shkuara ka dëshmuar se, ai popull i cili harron krimin dhe shfarosjen e kryer nga pushtuesi, Ju ka përsëritur e njejta tragjedi, shpeshëherë edhe më rëndë e deri në shkrirje apo edhe zhdukjen si popull..!
Libri i bashkautorëve: Agron Limani & Qemajl Krasniqi “FSHATI I VRARË” jep dëshmi të mjaftueshme për qëllimet dhe veprimet kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve sipas planeve dhe programeve të përgatitur që nga krijesa e Serbisë me ndihmen e Rusisë si shtet në hapësiratë e Dardanisë e cila u shtri dhe u zmadhua me pushtimin e trojeve shqiptare në kohë dhe hapësirë tue kryer krime dhe shfarosjen e shqiptarëve, djegur e plaçkitur pasurit e tyre dhe dëbuar popullatën nga vendbanimet e tyre shekullore përmes forcës ushtarake me dhunë e tue vendosur serb si kolonizator në trojet dhe pasurit e shqiptarëve në vazhdimsi..!
E si shembull konkret nga qindr shembuj tjerë në hapësirat shqiptare të pushtuara nga Serbia kemi edhe tragjedin e Krushës së Vogël, të shkaktuar e nxitur nga banoret serb po të këtij fshati e të cilën me përpikëri e besnikëri e paraqesin bashkautorët Agron Limani & Qemajl Krasniqi në librin e tyre: “FSHATI I VRARË” tue u mbshtetur në të dhëna e dëshmi që në hollësi e thellsi janë gjurmuar, mbledhur, mbarshtruar e trajtuar me shumë kujdes, bazuar kryesisht në dëshmit e 6 dëshmitarëve të mbetur gjallë e mbijetuar e të cilët kanë qenë në mesin e 113 të vrarëve me datën 1999-03-26, në Krushë të Vogël..!
Serbet për t’i humur gjurmët e krimit i kanë djegur trupatë e të vrarëve që nga mosha prej 13 vitesh e deri në moshën mbi 70 vite, në tri dhomat e shtëpisë ku i kanë vrarë dhe pastaj shtëpinë e kanë rrënuar e tretur materjalin e shtëpisë bashkë me eshtrat e trupave të djegur e hudhur në lumin Drini i Bardhë. Këtë masakër serbet e kanë kryer me plan e paramendim dhe ju kanë pri serbet banor të Krushës së Vogël të cilet edhe shtëpitë e shqiptarëve deri dje kojshi ua kanë plaçkitur e pastaj djegur e shkatrruar..!
Dëshmit e gjashtë dëshmitarëve të mbijetuar nga Krusha e Vogël: Lutfi Ramadani, Bajram Zylfiu, Mehmet Krasniqi, Qamil Shehu, Agim Asllani dhe Petrit Rashakaj, që secili prej tyre dëshmon me të dhëna e dëshmi tmerrin që kanë përjetuar sepse kanë qenë në mesin e atyre në tri dhomatë ku i kanë vrarë me shkrepje rafalesh nga armët e llojeve të ndryshme, pastaj në mesin e tyre janë hedhur bomba ku të mbeturit gjallë me plagë të ndryshme që kërkonin ndihmë ende pa dhënë shpirtë nga dhimbjet, ndërsa gjashtë dëshmitarët e heshtur e të mbuluar nga trupat e të vdekurëve sipri mbeten gjall, por trupat e tyre të përfshir nga gjaku i të vrarëve sipër tyre, serbet i kanë menduar si të vdekur janë e të plagosurit serbët i vritnin me nga një plumb në kokë tue u dhënë fund e pastaj mbi trupat e të vdekurëve u shpërnda lëndë djegëse dhe flaka i ka përfshi trupat e të gjithëve, po edhe të dëshmitarëve të mbuluar me të vrarit që pastaj ata rrëfejn se si shpëtuan nga ky tmerr dhe në ikje i ndiqnin serbet e fshtait për t’i vrarë..!
Sipas dëshmitarëve të mbijetuar janë këta serb të Krushës së Vogël që nxiten dhe bashkëpunuan për kryerjen e masakrës disa prej tyre civil e disa të veshur me uniform si policë apo ushtarak si:Gjorgje Cvetkoviq, Ranko, Sava e Momçillo Nikoliq, Zllatko Gjorgjeviq, Sava Tasiq ,Millosh Nikoliq etj. Serbet banor të Krushës së Vogël jo që s’ju ndihmuan bashkëfshatarëve shqiptarë por edhe ata që ishin civil bashkëpunuan me forcat ushtarake çetnike serbe plaçkiten shtëpit e shqiptarëve, ua dhanë flakën i dogjen dhe i shkatrruan..!
Banoret serb të Krushës së Vogël civil e të uniformar në rradhët e policisë apo ushtrisë apo në fprmacionet paramilitar çetnik serbe i kryenin me përpikëri e besnikësi urdhërat e kryeçetnikut dhe kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit që mes tjerash kishte urdhëruar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe përmes djegjeve e shkatrrimeve ti zhdukin gjurmet e krimit ashti siç kishte dhënë urdhër kryeçetniku të zhduken gjurmët e krimit se aty ku s’ka trupa të vrarë e masakruar s’ka gjurmë dhe dëshmi për padi…”
Në Kosovë janë mbi 400 vende ku janë kryer vrasje dhe masakrime të shqiptarëve të gjitha moshave, pa dallim gjinie..! Krimet janë kryer në vazhdimsi në mënyrë institucionale në forma dhe mënyra të ndryshme nga forcat ushtarake, paraushtarake, policore dhe formacione tjera të ndryshme çetnike serbe, sipas Kërkesave, udhëzimeve dhe këshillave të KOS (Kishës Ortodokse Serbe) ASHAS (Akademisë së Shkences dhe Arteve Serbe), AUS (Akademisë Ushtarake Serbe ), përkrahur e ndihmuar në vazhdimsi na Rusia.!
Në bashkëveprim kanë zhdukur, trupat e pa jetë të shqiptarëve tue i hudhur nëpër puse, tue i varrosur e çvarrosur nëpër varreza masive dhe tue i bartur në Serbi, tue i hudhur në Lumin Danub apo varrosur në varreza masive dhe tue i djegur bashkë me shtëpit dhe në Furrat e shkritores së Trepçës që ka të dhëna e dëshmi nga vet Serbet siç ka dëshmuar edhe vet regjisori Çedomir Jovanoviqi dhe me kafkat e kokaveve të shqiptarëve të vrarë serbet çetnik, kanë bërë llamba dekorimi në shtëpit e tyre etj.
Për fatin e keq të Drejtësisë Vendore dhe asaj Ndërkombëtare s’është bërë ajo që është dashur kaherë të bëhet, që vrasësit çetnik serb të cilët me planë dhe program të përgatitur kaherë nga qeveria Serbe i kryen këto vepra kriminale dhe për këto veprime të marrn të gjithë dënimin e merituar.
Përkundrazi, shumica e tyre kanë poste e pozita në Serbi dhe udhëheqin shtetin Serb dhe në vazhdimsi e kërcënojnë Kosovën për ta pushtuar përsëri, sepse ende në Kushtetuten e tyre Kosovën e kanë si pjesë përbërse të Serbisë!
BE, hesht dhe asnjëherë s’ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë për të hequr preambulen që Kosovën e përfshin si pjesë përbërse të Serbisë..! Shpeshëherë nga përfaqësuesit e BE që ndermjetsojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, është kërkuar të ndryshoj Kushtetuta e Kosovës për t’ju dhënë ende më shumë të drejta pakicave ardhacake serbe në Kosovë si kolonizator e për ta bërë një Republikë serpska në Kosovë…!
BE ska bërë asgjë përgjetjen e të zhukurve me dhunë nga Serbia apo për krimet dhe dëmet e luftës që i ka kryer Serbia..!
BE heshtë dhe i mbyll sytë aq më shëmtuar disa shtete të BE dhe disa faktor ndërkombëtar vazhdojnë ta përkrahin Serbinë në krye me Rusinë që e bënë haptas, ndërsa pakicatë ardhacake serbe shumica pjesëmarrëse në krimet dhe shfarosjet e shqiptarëve në Kosovë, haptas se njohin pavarësinë e Kosovës siç se njohin edhe pesë shtetet e BE, që përfaqësuesit e tyre udhëheqin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, shpeshë herë tue ja mbajtur anën Serbisë tinez e pas shpines e herë herë edhe haptas e tue kërcënuar e kushtëzuar Kosovën me kushte dhe vënë kushtëzime sips tekeve dhe kërkesave të Serbisë, të cilen e përkdhelin në vazhdimsi sikrse ajo të ishte viktima e jo agresori e pushtuesi që ka kryer shfarosje në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë dhe nëse vazhdojnë kështu edhe më tutje viktimatë do të ndëshkohen dhe Serbia agresore do të shpërblehet si deri më tash në mënyra e forma të ndryshme e të fshehura e kamufluara e një ndër shembujtë konkret ësht ndarja e Mitrovicës..nga KFOR-i Francez..!
Fatkeqsisht pas viti 2000 partit politike në Kosovë u shumuan si këpurdhatë pas shiu e përgjegjësit kryesor i rrëmbeu lakmia dhe tërpia për pozita e për pushtet, sepse aty shifnin dhe gjenin mundësit për t’u hakmarruar ndaj njëri tjetrit, sipas bindjeve dhe drejtimeve politike dhe ideologjike apo sipas urrejtjes dhe hakmarrjeve për pozita e pushtet e për t’u pasuruar pa mund e pa djersë tue përvetsuar përmes privatizimit të gjitha pasurit shoqërore dhe kombëtare u bënë milionera për një kohë të shkurtër siç thuhet brenda natës e zhvilluan krimin e organizuar ekonomik dhe politikë, qeverisen keq e për faqe të zezë Kosovën hallemadhe dhe pothuajse e prunë buzë shpërbërjes e dhanë shembullin më të shëmtuar të keq qeverisjesë..ku tri shtyllat kryesore që mbajn dhe forcojnë shtetin i shkatrruan:Arsimin, Shëndetsin dhe Drejtësinë(Gjqësin e prokuororin)polici e siguri bashkë me ushtri që s’ju kushtue rëndësi e veçantë për ngritjen dhe zhvillimin e tyre si duhet e sa duhet..!
Libri Fshati i vrarë, me të dhëna e dëshmi vërteton njëren nga mbi 400 ngjarjet tragjike në Kosovë dhe duhet të jetë në vitrinen e secilës biblieotekë, në secilen shtëpi në Kosovë, sepse secila shtëpi ka nga një histori në vete fatkeqsisht të dhimshme dhe tragjike në të shumtën e rasteve, ndërsa kurvendarët-et e Kuvendit të Kosovës në veçanti, pushta e pushtshtetarë në përgjithësi në çfardo posti e pozite të secilit institucion duhet lexuar, jo një herë por disa herë e për t’i thirrur mendjes së tyre që e kanë përqendruar me shumë kujdes vetem për lakmi e terrpi për pozitë e për pushtet për t’u pasuruar pa mund e pa djersë në këto 20 vitet e fundit e të kthehen nga e mbara, për ta qeverisur vepndin mirë e si duhet me nderë e përgjegjësi…të punojnë e veprojnë për mbrojtje dhe vetmbrojtje me kohë e si duhet, sepse nesër do bëhet vonë dhe pasojat do të jenë më tragjike se sa ato që janë përjetuar deri tani nga pushtuesit serb që haptas kërcënojnë për ripushtim, ndërsa pakica ardhacake serbe prej 3%- 4% ka më shumë të drejta se sa 95% e shqiptarëve vendor dhe pakicat tjera.
Pakica serbe e cila nxitet dhe përkrahet nga Serbia është pjesë përbërëse e Kuvendit të Kosovës sikur të ishin 30% e jo që janë vetem 3-4 % me vende të rezervuara dhe shumica e tyre në Kuvendin e Kosovës se njohin haptas pavarësin e Kosovës e marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe punojnë për Serbi dhe kundër pavarësisë së Kosovës këte e din shumë mirë BE dhe i mbyll syt dhe kushtzon Kosovën që ta formoj Asociacionin(Zajebnicen e komunave me shumicë serbe për ta bërë në të ardhmen një Republikë Serbe në Kosovë për ta shpërbër kur të dojnë qëndrushmërin e shtetit të Kosovës..!




SERBËT QË KRYEN MASAKRËN (EKZEKUTORËT) APO QË NDIHMUAN NË VRASJE DHE ZHDUKJE TË KUFOMAVE NËKRUSHË TË VOGËL MË 1999-03-26

Nr. Mbiemri Emri Emri i babës Emri i nënës Datëlindja
1. Tasiq Sveta (Polic) Sreçko Jelena 03.04.1966
2. Nikoliq Momçilo(P0lic) Filip Dushanka 04.02.1966
3. Nikoliq Dimitrija Lazar Boshka(Bozhana) 24.11.1936
4. Nikoliq Sava Zhivko Radmila 21.01.1967
5. Gjorgjeviq Zllatko Spira Bosilka 05.10.1969
6. Cvetkoviq Gjorgje Boshko Radmila 26.04.1968
7. Nikoliq Ranko Millosh Mara 04.11.1961
8. Petkoviq Ranko (Culi) Vukadin(Petko) Deska 1962
9. Nikoliq Zvezdan Dimitrije Dosta 28.10.1966
10. Gjorgjeviq Gorolub (Gorçi) Mlladen Dosta 11.02.1960
11. Nikoliq Rashko Bllagoje Liljana 20.10.1967
12. Nikoliq Krunisllav Dimitrije Dosta 09.06.1961
13. Nikoliq Dragolub Zhivko Draga 17.09.1953
14. Nikoliq Novica Zhivko Draga 14.02.1960
15. Nikoliq Stanimir Zhivko Draga 09.03.1952
16. Nikoliq Mlladen Zhivko Draga 19.10.1953
17. Nikoliq Vitko Dushan Leposava 28.08.1953
18. Nikoliq Rade Dushan Leposava 08.01.1944
19. Nikoliq Danillo Ilija Mirjana 23.06.1973
20. Nikoliq Bllagoje (Bazhi) Llazar Boshka (Bozhana 18.03.1939
21. Nikoliq Bogolub Bllagoje Liljana 22.11.1963
22. Nikoliq Goran Zhivko Radmilla 15.01.1969
23. Nikoliq Boban Zhivko Radmilla 17.02.1971
24. Nikoliq Millosh Jovan Stana 27.08.1922
25. Tasiq Sreçko (Keka) Zhivko Vellka 26.01.1939
26. Tasiq Darko Sreçko Jelena 02.11.1973
27. Petkoviq Stajko (Vuçe) Peter Dobrila 08.04.1945
28. Petkoviq Sasha Stajko (Vuçe) Darinka 11.01.1969
29. Petkoviq Dajçilo Peter Dobrilla 1950
30. Petkoviq Dobri Spasa Zhivka 23.02.1959
31. Petkoviq Predrag (Dragi) Spasa Zhivka 27.11.1949
32. Cvetkoviç Borislav Boshko Radmilla 31.01.1970
33. Petkoviç Goran Angjellko Milica 24.02.1970
34. Petkoviq Nenad Angjellko Milica 24.02.1970
35. Petkoviq Gollub Dimitrije Radmilla 05.10.1965
36. Petkoviq Dejan Dimitrije Radmilla 1972
37. Petkoviq Millosh Andreja Desanaka 06.08.1963
38. Petkoviq Stefan Andreja Desanka 08.12.1968
39. Cvetkoviq Gorolub(Trajçe) Cvetko 21.01.1972
40. Gjorgjeviç Mlladen (Mada) Millosh Nasta 17.02.1935
41. Gjorgjeviç Boshko Sllobodan Leposava 23.03.1955
42. Gjorgjeviç Nebojsha Mlladen Dosta 06.01.1955
43. Petkoviç Sllavko Stajko (Vuçi) Darinko 17.01.1974
44. Petkoviç Jovan (Galli Stajko (Vuçi) Darinko 25.02.1970
45. Petkoviç Aleksandar(Gocki Lubomir Singja 17.04.1968
46. Stankoviq Pera Gjorgje Ollga 02.01.1964
47. Stankoviq Stanisllav (Tani) Dimitrije Nata 21.12.1947
48. Nikoliq Krsta Branko Cveta 30.08.1951
49. Nikoliq Dushko Krsta 25.10.1982
50. Nikoliq Nenad Krsta 1978
51. Nikoliq Bllagoje Todor Zhivka 1966
52. Nikoliq Cvetko Todor Zhivka 1973
53. Gashi Bajram (Rom) Xhemajli Zylfie 05.08.1951
54. Gashi Agim (Rom) Xhemajli Zylfie 20.01.1959
55. Gashi Lulzim (Rom) Xhemajli Zylfie 19.04.1964
56. Nikoliq Jovan (Jovçi) Steva Gjana O1.06.1935
57. Cvetkoviq Stanko Boshko Radmilla
58. Cvetkoviq Tomçe Boshko Radmilla
59. Tomiq Dragan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.